Diaspora, festat e Nëntorit (2 Dhjetor 1999)
28 dhe 29 Nëntori janë festuar dhe në Amerikë nga komuniteti shqiptar. Të ftuar nga Diaspora në këto festime kanë qënë Genc Pollo e Frano Kroqi nga PD-ja dhe Fatmir Mediu e Garuli nga PR-ja. Gjatë vizitës së tyre në Dallas, në Detroit dhe në Çikago, përfaqësuesit e së Djashtës Shqiptare kanë folur për Kosovën dhe për atë që për herë të parë në këto festa ajo është e çliruar nga serbët.
Për politikanët shqiptarë por dhe për ata të disporës, e rëndëdishme është unifikimi i politikës shqiptare në të gjitha trevat për të realizuar synimin e përbashkët, pavarësinë e Kosovës. Si domosdoshmëri është theksuar nga politikanët tanë përfaqësimi i diasporës shqiptare si një lob i vetëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në një zë të vetëm. Mes miqve të ftuar ishte dhe ish Shefi i OSBE-së në Kosovë, Uilliam Uolker, i cili ishte i pari që denoncoi para botës krimet e Millosheviçit ndaj kosovarëve./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori