Diaspora shqiptare, 1 milion e 684 mijë persona
360 mijë janë larguar nga vendi që prej vitit 2011
1.684.000 individë shqiptarë jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, ku 1.2 milionë prej tyre vlerësohet të jenë emigrantë.
Instituti i Statistikave Shqiptare ka publikuar për herë të parë shifrat e diasporës shqiptare në vendet e tjera, ku vërehet se gjatë 8 viteve të fundit, rezultojnë të jenë larguar nga vendi 360 mijë banorë, afro 12.4% e popullsisë që rezulton nga censi i vitit 2011.
Flukset më të mëdha janë drejt Italisë me 120 mijë të larguar, 92 mijë drejt Greqisë dhe 40 mijë drejt Gjermanisë.
Por që prej vitit 2015-ë, është vërejtur një rënie e numrit të emigrantëve shqiptarë në dy shtetet historike: Itali dhe Greqi, dhe ka patur një shtim të fluksit me një normë prej 35% drejt Gjermanisë, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera europiane.
Në 4 vitet e fundit është rritur numri i shqiptarëve në Belgjikë, Francë, Holandë, Austri, Suedi dhe Zvicër.
Shumica e emigrantëve rezultojnë të jenë meshkuj, të dominuar nga moshat e reja: 15 deri në 49 vjeç, të cilët përbëjnë 64% të totalit të emigrantëve shqiptarë.
84% e të larguarve kanë patur si shkak mundësinë e punësimit, 9% bashkimin familjar dhe 3.5% arsimin. (
Tv Klan