Dibër/ Plagoset me armë zjarri roja i HEC-it
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Dibër.
Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 dhe i dëmtuar ka mbetur përgjegjësi i rojeve të sigurisë në HEC-in e Selishtës.
39-vjeçari me iniciale A. L, banues në fshatin Kacni, ka mbërritur në urgjencë në spitalin rajonal të Peshkopisë i plagosur me armë zjarri në pulpën e këmbës së djathtë.
I lënduari mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Nga deklarimi paraprak i tij rezulton se në një rrugë të fshatit Kacni është qëlluar njëherë me armë zjarri, por personin që e ka qëlluar nuk e ka parë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së saj./tvklan.al