Dibër, prej 2 ditësh pa energji elektrike


Dibër, prej 2 ditësh pa energji elektrike

20:04 17/04/2014 Diber-DeboraPrej dy ditësh, shumica e komunave të Dibrës është pa energji elektrike. Pas rreshjeve të dëborës të ditëve të fundit thyerja e degëve të pemëve dëmtoi edhe linjat e tensionit të lartë e të mesëm. Vetëm në rrethin e Dibrës janë dëmtuar mbi 30 shtylla  ndërsa janë këputur qindra metra të linjave të tensionit.

Vetëm ditën e djeshme është bërë i mundur kthimi i energjisë në qytetin e Peshkopisë dhe në disa fshatra përreth , ndërsa vazhdojnë të jenë ende në errësirë  të plotë shumë nga komunat.

CEZ ka shpërndarë grupet e punës në gjitha komunat por defektet e shumta, bëjnë që energjia të mungojë ende. Janë pa energji elektrike prej dy ditësh disa fshatra të komunës Tomin, Komunës Kastriot, Komuna Sllove, Kala e Dodës, Komuna Reç, Komuna Selishte dhe Luzni. Ndërsa janë riparuar sot Komuna Melan, Maqellare, dhe pjesërisht fshatrat e Komunës Kastriot.





Të ngjashme