Dibër/Konflikt mes 3 vëllezërve, parandalohet krimi


Dibër/Konflikt mes 3 vëllezërve, parandalohet krimi

15:22 27/08/2016

Dibër – Ditën e djeshme Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë marrë informacion se në fshatin Hotesh Dibër, kishte një konflikt për motive pronësie dhe se konflikti mund të përshkallëzohej deri në përdorim të armëve të zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, drejt  fshatit Hotesh janë nisur shërbimet e policisë ku ka rezultuar se:

Tre  vëllezër në bashkëpunim me njëri- tjetrin në orët e mbrëmjes  janë konfliktuar fizikisht për motive pronësie në fshatin Hotesh me shtetasin S. Xh. 74 vjeç, lindur e banues në fshatin Hotesh –Njësia Administrative-Luzni-Dibër,  ku si pasojë e konfliktit fizik , shtetasi  S.Xh, ka pësuar dëmtime të lehta fizike.

Pas konfliktit shtetasi i dëmtuar ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën e gjahut të cilën e kishte me leje.

Ndërhyrja në kohë e Policisë  ka bërë të  mundur që shtetasit të dëmtuar t’i merrej dhe t’i bllokohej arma e gjahut qe ai e kishte me leje si dhe të parandalohej përshkallëzimi i konfliktit.

Më pas i dëmtuar si pasojë e plagëve të lehta fizike të shkaktuara nga tre vëllezërit është dërguar në Spitalin e Peshkopisë për mjekim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve, si dhe shpallja në kërkim e vëllait të tretë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje në bashkëpunim”,  parashikuar nga nenet  89-25 të Kodit  Penal dhe konkretisht:

Baftjar Xhurxhi, 42 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hotesh – Njësia Administrative-Luzni-Dibër.

Urim Xhurxhi, 38 vjeç,  lindur dhe banues në fshatin Hotesh , Dibër,  si dhe u shpall në kërkim policor E. Xh, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hotesh,  Dibër, ku vijon puna për kapjen e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme