17:07 01/03/2014Qindra protestues nga Shqipëria, Dibra, Mavrova dhe Presheva mbushën qytetin e Peshkopisë për ti thënë jo projektit maqedonas për devijimin e lumit RadikaDevijimi i ujërave të këtij lumi do të thote më pak ujë në lumin Drin, një zonë e madhe e banuar nga shqiptarët në Maqedoni dhe Shqipëri. Për këtë përfaqësuesit e pushtetit vendor të Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe u kanë kërkuar qeverive të dy vendeve të mos ndërhyjne në rrjedhën e lumit dhe të bëjnë transparente çdo marrëveshje mes dy shteteve.Ky projekt, parashikon ndërtimin e një ujëmbledhësi, ku do të ndërtohet hidrocentrali i Lukovës, duke devijuar lumin Radika, i cili derdhet në kaskadën e Drinit.