16:02 15/05/2014Teksa përgëzoi policinë e Vlorës për operacionin “Restart” dhe bllokimin e furgonit me 1.5 ton kanabis, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Artan Didi tha se uniformat blu nuk do të tërhiqen nga asnjë lloj presioni që ka për qëllim të trembë dhe dekurajojë policinë e shtetit ne luften kunder narkotrafikut.Didi tha se prej dy muajsh policia është përfshirë në një plan veprimi kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe se shumë shpejt do të vërë në zbatim edhe planin e veprimit ne Lazarat, ku gjithsesi Didi tha se policia eshte prezente.Kreu i policisë u shpreh se edhe pse policia nuk ka mjetet e mjaftueshme për të kontrolluar edhe hapësirën detare, rezultatet kanë treguar se ajo është në krye të detyrës.Tv Klan