Dielli i “kuq” tmerron banorët
Një pamje e pazakontë e një qielli të kuqërremtë dhe dielli me pamje të kuqe është raportuar në disa vende të Anglisë.
Fenomeni është parë në Jug-Perëndim, në Midlands, në Veri-Perëndim dhe në Veri-Lindje. Zëdhënësi i motit të BBC tha se ishte për shkak të mbetjeve të uraganit Ofelia, i cili ka sjellë ajrin tropikal dhe pluhur nga shkretëtira e Saharasë. Ai shtoi se mbetjet nga zjarret që kanë përfshirë pyjet në Portugali dhe Spanjë luajnë gjithashtu një rol. Pluhuri ka shkaktuar që drita blu e gjatësisë së rrezes të përhapet, duke e bërë diellin të duket i kuq./tvklan.al