Digjet me benzine lokali i basteve sportive
Një lokal bastesh sportive në afërsi të spitalit të Vlorës u dogj qëllimisht rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të martës. Ngjarja ndodhi kur lokali ishte i mbyllur dhe në të nuk kishte njerëz.
Nga hetimet e deri tanishme policia dhe zjarrfikësit kanë vënë re mbetje lënde djegëse në anën e pasme e lokalit. Po ashtu një xham xhami fasade i lokalit ishte i lyer me benzinë.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme konsiderueshme dhe pavarësisht përpjekjes së zjarrfikësve nuk është mundur të shuhet menjëherë.
Policia po punon për shkaqet dhe konfliktet e mundshme të pronarit që kanë çuar në këtë rast zjarrvëniejeje.
Tv Klan