Digjet makina e anëtarit të Këshillit Bashkiak në Tepelenë

Foto ilustruese

Digjet makina e anëtarit të Këshillit Bashkiak në Tepelenë

10:52 21/02/2018

Një makinë është djegur gjatë natës në Tepelenë.

Sipas asaj që raporton ABC News, automjeti i përket avokatit Xhaferr Meçe. Makina mësohet se ishte e parkuar dhe dyshimet paraprake janë se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme, kjo pasi xhami i saj ishte i thyer.

Meçe është anëtar i Partisë Demokratike-së dhe anëtar i Këshillit Bashkiak nga kjo forcë politike.

Për rastin është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al






Të ngjashme