Digjet makina para Bashkisë së Vlorës
Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “15 Tetori” përpara Bashkisë së Vlorës.
Policia thotë se automjeti “Volkswagen Kaddy” në pronësi të qytetarit me iniciale F.P. mori flakë në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e së hënës.
Grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit. /tvklan.al