Digjet një makinë në ecje në kryeqytet
Tiranë- Një automjet është përfshirë në flakë në lëvizje rreth orës 14:15, në rrugën “Arkitekt Kasemi”.
Sipas policisë ka marrë flakë mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. D., ku ka patur vetëm dëme materiale.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.
/tvklan.al