Foto/ Digjet një tjetër makinë në Vlorë


Foto/ Digjet një tjetër makinë në Vlorë

09:53 26/11/2017

Djegiet e makinave në Vlorë po kthehen në një fenomen të shpeshtë, me të paktën dy raste të tilla në një javë.

Kështu, rreth orës 01:45 të së dielës, një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në lagjen ”Uji i Ftohtë”.

Sipas policisë, makina ”Audi” është në pronësi të Gentian Rukaj, banues në Tiranë, por ai ia kishte lënë në ruajtje dhe përdorim kunatit të tij, 25 – vjeçari Julian Malaj, banues në Vlorë.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Të martën e shkuar, një tjetër makinë u dogj po në Vlorë, gjatë orëve të natës. Makina ishte e parkuar në lagjen “Pavarësia” dhe ishte në pronësi të një inspektori policie. Në këtë rast, hetuesit konfirmuan se zjarrvënia ishte e qëllimshme. 

/tvklan.al






Të ngjashme