Zjarr në piken e shitjes të automjeteve


Zjarr në piken e shitjes të automjeteve

09:10 23/10/2018

Një zjarri fuqishëm përfshiu një pikë servisi dhe shitjeje të automjeteve në Elbasan gjatë natës së kaluar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej” në biznesin e 37-vjeçarit Elton Kila.

Nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi janë djegur disa automjete luksoze.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por pista kryesore është zjarrvënia e qëllimshme për shkak se pronari i servisit figuron me precedentë penalë.

Tv Klan






Të ngjashme