Digjet shtëpia në Kavajë, brenda saj ishte një 94-vjeçar
Një banesë është djegur mesditën e sotme në fshatin Luz i Vogël, në Kavajë. Policia në një njoftim për mediat, bën me dije se si pasojë e flakëve është dëmtuar një 94-vjeçar që ka qenë brenda në godinë.
I moshuari me inicialet Sh.T. ka marrë dëmtime në trup shtetasi dhe është u dërguar për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të djegies së banesës./tvklan.al