Digjet tërësisht makina e 25-vjeçarit, dyshohet e qëllimshme
Një automjet është djegur tërësisht gjatë natës rreth orës 03:00 në Vlorë. Makina ishte e parkuar në lagjen “Kushtrimi” përballë shkollës “Halim Xhelo” kur u shkrumbua nga flakët. Mjeti tip “Daimler Chrysler” është në pronësi të 25-vjeçarit me iniciale M.D.
Në vendngjarje shkuan shërbimet policore së bashku me shërbimin zjarrfikës, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimi paraprak i kqyrjes së mjetit dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.
/tvklan.al