Digjet zyra e drejtorit të ALUIZNI-t në Fushë Krujë
Mbrëmjen e së shtunës është djegur zyra e drejtorit të ALUIZNI-t në zonën e Fushë Krujës.
Burimet i thanë ABC News se zjarrëvënia dyshohet të ketë qenë e qëllimshme.
Forcat e policisë dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.02.2018, rreth orës 20:25, në Sallën Operative është njoftuar se në Fushë – Krujë ka rënë zjarr në zyrat e ALUIZNI-t.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se kishte rënë zjarr në një nga zyrat e Aluiznit dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Forcat Zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/tvklan.al