Dikur e ëndërronte, në Maj do të bëhet princeshë
Dikur ajo ëndërronte të ishte një princeshë dhe për ta bërë realitet këtë gjë duhet të presë Majin e 2018-s.
Meghan Markle dhe princ Harry shpallën martesën më 27 Nëntor. Ndërsa, mediat britanike kanë zbuluar foton e saj të përpara 21 viteve përballë Buckingam Palace. Fotoja tregon Markle, e cila atëherë ishte vetëm 15 vjeç, së bashku me mikeshën e saj më të ngushtë, Ninaki Priddy. Të dyja ishin nisur në një udhëtim veror në Europë në vitin 1996. Priddy është shprehur se Markle e ka dëshiruar gjithmonë të jetë princeshë. “Nuk jam e çuditur fare. Ajo ka qenë gjithmonë e mahnitur nga familja mbretërore. Meghan do që të jetë Princeshë Diana 2”, është shprehur Priddy. Në foton e shkrepur 21 vite më parë para Pallatit Mbretëror, askush nuk mund ta mendonte që aktorja amerikane do të hynte brenda 21 vite më pas, e fejuar me një princ të familjes./tvklan.al