Dikur “Ëmbëltore Partizani”, sot banjo publike (20 Mars 1999)


Dikur “Ëmbëltore Partizani”, sot banjo publike (20 Mars 1999)

10:37 20/03/1999

Dikur ëmbëltore e preferuar tani një vend i braktisur ku padronë janë plehrat, endacakët e natës dhe nevojtarët biologjikë. Haraçin e vërtetë e paguajnë banorët të cilët janë të privuar nga ajri i pastër dhe liria e fëmijëve për të luajtur në ambjentet përreth. Të irrituar e të lodhur nga ankesat pa përgjigje ata dëshmojnë bashkëjetesën e vështirë me objektin fqinj të katit të parë.

Banorja: Ky ka tre vjet që qëndron i mbyllur dhe ne si pallat e kemi shumë problem sepse këtu është bërë si banjo publike. Këtu vijnë nga mëngjesi deri në darkë, hyjnë lloje llojësh, me të rinj e të reja, drogohen, i kemi parë vetë. Mirëpo asnjë s’po merr masa. Biles në darkë kam folur me këto pastrueset e ambjentit, pastrojnë në darkë dhe i sjellin plehrat këtu. I fola me të madhe që atje që do ankohemi në Bashki pse i fusni këtu, ohu tha.

Gazetarja: A jeni ankuar?

Banorja: Jam ankuar unë. Ka shkuar im shoq në Bashki as ja ka fërshëllyer njeri.

Banori: Neve midis Tirane, në qendër nga kalojne të tanë pushtetarët për të shkuar nëpër zyra, qoftë në Bashki, qoftë në Parlament, qoftë nëpër dikastere të tjera më të larta, s’dimë as ku të ankohemi, ata e shohin me sy që këtu është gjendje katastrofike. Këtu është bërë WC e gjith Republikës. Dhe nuk mund të rrimë ne lart banojm, nuk mundemi me hap as dritare as dyer sepse të mbyt era.

Nga identititeti i disa viteve më parë, ka mbetur vetëm një emër, ish- Ëmbëltore Partizani, tani veç hidhëron klientët e dikurshëm./tvklan.al

Gazetare : Eni Vasili






Të ngjashme