Dilema e zgjedhjes së Universitetit (2008)
Autori: Blendi Fevziu
22:28 14/10/2008Të gjithë maturantët kanë padyshim dilemën nëse duhet të studiojnë në Shqipëri apo jashtë dhe nëse duhet të zgjedhin Universitetet publike apo private. Numri i Universiteteve publike në Shqipëri është 12-të, ndërsa Universitete private të licencuara janë 25.
Stafit pedagogjik në arsimin publik i janë shtuar edhe 560 pedagogë të rinj, nga të cilët 160 në Universitetin e Tiranës. Maturantët që zgjedhin të studiojnë jashtë në pjesën më të madhe preferojnë Universitetet italiane, zgjedhje për të cilën ndikon edhe emigracioni. Sipas të dhëna drejt Italisë nisen deri në 3000 studentë për të studiuar, rreth 1500 zgjedhin sistemin anglo-sakson dhe pjesa tjetër i drejtohen vendeve si Francë, Gjermani apo Greqi.
“Unë jam prind dhe kam bërë zgjidhjen që fëmija im të studioj në Universitetin e Tiranës. Vendimi që mora mu duk i përshtatshëm sepse Fakulteti i Ekonomisë është i mirë dhe e krahasoj me Universitetet perëndimore”, tha Kule.
“Çdokush që është në shërbim të publikut duhet të tregojë i pari se beson tek institucionet publike. Dje filloi Universiteti dhe pamë se si ministrat, deputetë, kryeministri dolën dhe folën he ajo që më bën përshtypje është se asnjë nga këta nuk i çon fëmijët në shkollë publike. Kjo do të thotë se shembulli juaj sado i mirëpritur sërish nuk është i mjaftueshëm”, tha Veliaj./tvklan.al
Të ftuar: Sonila Meço, Erion Veliaj, Dhori Kule, Henri Çili, Gjergj Bojaxhi, Konstantinos Giakoumis, zv/rektor i Universitetit “New York”.