Dilni sa më shumë lakuriq, ja arsyeja pse


Dilni sa më shumë lakuriq, ja arsyeja pse

22:03 30/01/2017

Zhvishuni! Nëse doni të përmirësoni vetëvlerësimin, ndjenjën e të jetuarit mirë dhe të ndiheni mirë me trupin tuaj, hiqini rrobat dhe aplikoni nudizmin.

Në këtë përfundim arrin një studim i Institutit Kërkimor Goldsmith, pjesë e Universitetit të Londrës, sipas të cilit pjesëmarrja në aktivitete mes nudistëve, i bën njerëzit më të kënaqur me trupat e tyre dhe me jetën në përgjithësi.

Dr. Keon Uest, një prej drejtuesve të këtij studimi tha se për të arritur në këtë përfundim, morën opinionin e rreth 850 shtetasve britanikë përmes pyetësorëve online.

Ai shpjegon se në shumicën e rasteve, të anketuarit që kanë pranuar se kanë marrë pjesë në aktivitete nudiste, si në rastin e paradës ndërkombëtare të çiklistëve nudistë, zhvilluar gjatë verës në Kembrixh, janë shfaqur në gjendje më të mirë shpirtërore krahasuar me ata që nuk kanë marrë pjesë kurrë në këto aktivitete.

Dr. Uest specifikon gjendja e tyre shpirtërore është përmirësuar pasi janë bërë pjesë e aktiviteteve të tilla. Studimi thotë se të qenit pjesë e aktiviteteve nudiste, në shumicën e rasteve u shton pjesëmarrësve vlerësimin për trupin e tyre. Ata ambientohen me faktin e të mospasurit një trup perfekt, duke bërë krahasimin edhe me trupat e të pranishmëve të tjerë.

Sipas studimit, sa më shumë e praktikonin nudizmin, aq më të gëzuar ishin pjesëmarrësit në aktivitete të tilla. Por kujdes, nudo vetëm në aktivitetet të veçanta dhe jo në jetën e përditshme!/ tvklan.al






Të ngjashme