Diplomacia Ndërkombëtare për situatën në Kosovë – (29 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sinjal paqeje nga Millosheviçi. Kështu ka deklaruar Çernomërdi, i dërguari rus për negociatat me presidentin Jugosllav. Millosheviç ka pranuar në parim planin e grupit të 8-të për ti dhënë fund konfliktit në Kosovë. Por duket se perëndimi ka qëndruar i ftohtë përball kësaj deklarate.
Akuza ndaj Millosheviç e ngritur nga Haga për krime kundër njerëzimit është përkrahur nga i gjithë opinioni politik ndërkombëtar. Toni Bler në një intervistë ka deklaruar se vendi i Millosheviçit është në Hagë. Ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhejms Rubin ka paraqitur fakte të masakrave serbe. Krime të cilat u bënë të bnjohura për botën nga misioni i OSBE-së në Kosovë me masakrën e Raçakut.
Në takimin semestral Franko-Gjerman Shiraku dhe Shrëderi kanë deklaruar se gjithësesi duhet gjetur një zgjidhje politike duhet angazhimi serioz rus. Në takimin e ministrave të Mbrojtjes Europiane në Bon ka marrë pjesë në takime edhe Sekretari i Mbrojtjes Kohen, i cili e ka mbajtur të fshehur pjesmarrjen e tij. Mësohet që ai ti ketë kerkuar europës intensifikimin dhe rritjen e sulmeve të Natos mbi territorin Jugosllav./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori