Diplomatët dhurojnë gjak ( 1 Nëntor 1999)
Dhuroni gjak të shpëtoni jetë. 400 mililitra tuajat dhe gjesti që e shoqëron jo vetëm që ka sensibilizuar njerëz por edhe iu ka ardhur në ndihmë atyre. Organizata ndërkombëtare e migrimit DIOM së bashku me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut organizon sesionin e marrjes së gjakut vullnetar në zyrën konsullore kanadeze.
2 herë në muaj është kjo fushatë që do të zhvillohet në qendra të ndeysshme. Sot iu është bërë ftesë të gjithë diplomatëve për të dhënë “gjak diplomatik” dhe sensibilizimi që bëhet mes tyre arrin pikun ku vetë gazetari dhuron dhuron gjakun e tij për një të sëmurë. Diplomatët që sot po japin gjak janë të rregullt në vendet e tyre ndërsa këtu dhurojnë për herë të parë.
Një punonjëse e Ambasadës Kanadeze thotë se kjo është një iniciativë fantastike, është e rëndësishme që komuniteti bashkëpunon për të ndihmuar spitalet. Sipas saj iniciativa e nisur është shumë e mirë. Ajo tregon se edhe në vendin e saj ka dhuruar gjak dhe janë të shumtë njerëzit që e bëjnë këtë veprim çdo ditë prandaj ajo ka zgjedhur që sot të japë gjak për shqiptarët.
Vetëm dhurimi vullnetar është ai që të jep mundësinë e dhurimit të një gjaku të sigurt./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti