Diplomet brezi i dytë i studentëve të masterit (30 Qershor 2000)


Diplomet brezi i dytë i studentëve të masterit (30 Qershor 2000)

11:59 30/06/2000

Ky është brezi i dytë i studentëve shqiptarë që marrin titullin master në Administrim Biznesi. Janë 26 vetë që më parë kanë mbaruar fakultete të ndryshme. Prej katër vitesh, Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, është i lidhur me Universitetin e Nebraskës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili ka ngritur një qendër tek ne. Shkolla zgjat dy vjet dhe në të mësohet menaxhim, financë, marketing dhe të tjera.

Të parët që morën këtë titull ishin 22 studentë të cilëve në vitin 1998, ish Kryeministri Nano u premtoi vende në administratë, por nga ata kanë mbetur shumë pak sepse shumica falë diplomës kanë gjetur punë jashtë. Kursi i parë ka qenë vetëm me pedagogë amerikanë, ndërsa tani aty japin mësim dhe pedagogë shqiptarë që janë diplomuar në SHBA dhe që vlerësohen se kanë të njëjtin kualifikim me kolegët amerikanë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme