Disiplina ndëshkon 2 lojtarët e Partizanit
Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit ka ndëshkuar dy mesfushorë të Partizanit për ofendime ndaj arbitrit të ndeshjes.
Lorenc Trashi dhe Idriz Batha nuk do të luajnë në dy takimet e radhës pasi në ndeshjen e Kupës me Flamurtarin kanë protestuar ashpër ndaj gjyqtarit të takimit.
Të njëjtën pasë ka marrë edhe futbollisti i Laçit, Sherif Kallaku.
Tv Klan