Disiplina përjashtoi për 3 vjet presidentin e PAOK
Komisioni i disiplinës në Federatën Greke të Futbollit përjashtoi për 3 vjet presidentin e PAOK-ut, Ivan Savvidis. Ai hyri në fushën e lojës i armatosur në takimin PAOK – AEK.
Kjo shkaktoi shumë zhurmë, madje kampionati u pezullua dhe do të rinisë vetëm këtë fundjavë. Skuadra nga Selaniku e humbi takimin në tavolinë, ndërsa i janë zbritur edhe 3 pikë në klasifikimin e këtij sezoni.
Kampionatin e ardhshëm do ta nisë me minus 2 pikë.
Tv Klan