Diskutime për Gjykatën Kushtetuese (6 Dhjetor 1999)


Diskutime për Gjykatën Kushtetuese (6 Dhjetor 1999)

12:44 06/12/1999

Kushtetuta e Shqipërisë e vetmja varësi për Gjykatën Kushtetuese. Sot paradite është organizuar një tryezë e rrumbullakët me specialistë të njohur të fushës së jurisprudencës nga ky institucion në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut për të diskutuar rreth projektligjit për Gjykatën Kushtetuese. Qëllimi i kësaj tryeze ishte dhënia e dorës së fundit hartimit të draftit duke marrë parasysh vërejtjet dhe diskutimet e specialistëve vendas.

Ky projektligj i ri që mendohet t’i kalohet Parlamentit Shqiptar për miratim në Janarin e vitit të ardhshëm ka parashikuar qartë organizimin dhe funksionimin e saj, pasi ligji aktual shumë dispozita të përfshira së fundi nuk i ka patur. Sipas Fehmi Abdiut, Kryetarit të Gjykatës, janë rreth 40 dispozita të reja të përfshira në këtë projektligj ndër të cilat procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, ato për zgjedhjen e deputetëve, për ratifikim e traktateve ndërkombëtare, për kërkesat e qytetarëve e të tjerë.

Miratimi një vit më parë i Kushtetutës Shqiptare ku janë përfshirë 11 nene për Gjykatën Kushtetuese nxori si domosdoshmëri përpilimin e një ligji të plotë të një niveli bashkëkohor dhe demokratik. Gjatë hartimit janë marrë parasysh dhe vërejtjet e propozimet e institucioneve ndërkombëtare, sidomos ato të Komisionit të Venecias. Ndaj projektligji në fjalë do të mbushë vakumin institucional të krijuar pas miratimit të Kushtetutës një vit më parë./tvklan.al






Të ngjashme