Diskutimet për emrin, Zaev: Parimisht kemi marrëveshje me Greqinë


Diskutimet për emrin, Zaev: Parimisht kemi marrëveshje me Greqinë

17:45 30/05/2018

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe i Greqisë Alexis Tsipras pritet të bisedojnë sërish në lidhje me diskutimet për çështjen e emrit të Maqedonisë. Gjatë një konference për shtyp, Zaev tha se deri ditën e premte do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij grek.

Në bisedë, dy liderët do të bien dakord për hapin e radhës dhe më pas pritet që mes tyre të ketë një takim kokë më kokë. I pyetur nga gazetarët, Kryeministri Zaev nuk ka dhënë një koment nëse emri “Republika Ilindenase e Maqedonisë” është në tryezën e negociatave apo qëndron vetëm varianti “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Megjithatë, Zaev theksoi se pavarësisht çfarëdo emri që do të zgjidhet, do të kalojë në referendum. Në vjeshtë, populli maqedonas do të votojë për emrin e ri që pritet të ketë Maqedonia. Para referendumit, tha Zaev, marrëveshja me Greqinë për çështjen e emrit duhet të ratifikohet fillimisht në Parlament.

/tvklan.al






Të ngjashme