Diskutimi nga Parlamenti për projektligjin e ri mbi gomonet (11 Janar 1999)


Diskutimi nga Parlamenti për projektligjin e ri mbi gomonet (11 Janar 1999)

12:28 11/01/1999

Pronarët e rreth 300 skafeve dhe gomoneve që kanë transportuar ilegalisht klandestinë, drogë, armë dhe prostituta në drejtim të Italisë, tani do të ndeshen me gjoba të rënda të projektligjit të hartuar nga Ministria e Rendit. 1 milion lekë të reja është sansioni fillestar që u kanoset skafistëve për të vijuar me heqjen e të drejtës së përdorimit të mjeteve lundruese për gjashtë muaj deri në ndjekjen penale ndaj tyre.

Projektligji i ri ndalon përdorimin e mjeteve lundruese me shpejtësi motorike mbi 40 milje në orë. Përveç regjistrimit të këtyre mjeteve lundruese bëhet kontrolli i mjeteve të sinjalizimit që ata disponojnë. Diskutimi i projektligjit për skafet dhe gomonet ka shënuar dhe fillimin e punimeve të parlamentit me diskutime në komisionet parlamentare të Rendit, SHIK-ut dhe atë të ligjeve./tvklan.al






Të ngjashme