Diskutimi për ndryshimet në administratë


Diskutimi për ndryshimet në administratë

Autori: Blendi Fevziu

22:41 27/11/2005

Ndryshimet në administratën e lartë për t’i hapur rrugë  qeverisjes së re të Partisë Demokratike pas fitores në zgjedhjet e 3 Korrikut ka qenë një nga temat më të diskutuara.  Pjesë e diskutimit lidhur me këtë temë janë bërë edhe politikanët Bamir Topi dhe Pandeli Majko të cilët ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu . Gjatë emisionit secili prej të ftuarve mbrojti tezat e tij lidhur me ndryshimet në administratë.

“Berisha nuk flet vetëm në emër të ekzekutivit shqiptar. Ai sëbashku me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar ka atakuar mungesën e raporteve institucionale, dobësimin regresiv të fizionomisë së shtetit, kjo u bë e dukshme dhe shqiptarët votuan për ndryshim. Berisha është i përgjegjshëm ndaj detyrës së tij dhe ka fakte për situatat në të cilat ka gjetur shtetin”, tha Topi.

“Ne i kemi lënë Berishës një mafie, e cila ka për ta sabotuar deri ditët e fundit në pushtet. Sipas deklarimeve të Berishës i kemi lënë 15 familje mafioze që zotërojnë monopolet e ekonomisë. Ai duhet të dalë para elektoratit që të vërtetojë cila është e vërteta, të japë shpjegime se kush janë fajtorët që PD la pushtetin në 1997. Duhet të mbaj premtimin për të zbardhur vrasjen e Azem Hajdarin, ai duhet të japë shpjegime për shumë gjëra”, tha Majko./tvklan.al






Të ngjashme