Dita Botërore Antitrafik/Në Durrës vendoset Kutia informuese


Dita Botërore Antitrafik/Në Durrës vendoset Kutia informuese

20:19 30/07/2016

Është hapur sot në Durrës në Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Personave fushata verore për ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave.

Kjo fushatë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me rrjetin e organizatave URAT, Stop the Traffik dhe UN Gift është ka nisur me implementimit e projektit, UN GiftBox.

Zëvendesministrja e Punëve të Brendshme/Koordinatorja Kombëtare për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, Elona Gjebrea përshendeti këtë iniciativë dhe u bëri thirrje të gjithë qytetareve të telefonojnë në nr falas 116 006 për të raportuar çdo rast apo shqetësim në lidhje me trafikimin e personave, ose të raportojnë në aplikacionin "Raporto! Shpeto!" i  cili mund të shkarkohet nga Google Play.

2

Sipas prefekti i Durrësit Rolant Xhelilaj, ky projekt ështe mjaft i nevojshëm në këtë periudhë të vitit në qytetin e Durrësit, pasi fluksi i turistëve në këtë vend, rrit mundësinë e zhvendosjes së femijeve apo personave, të cilët shfrytëzohen për lypje.

UN Gift Box do të qëndrojë e hapur deri ne 2 gusht 2016, e do të ofrojë për qytetarët informacione nëpërmjet materialeve ndërgjegjësuese, duke qëndruar brenda një kutie simbolike.

Kutia do të qëndrojë pranë Bashkisë së Durrësit, e asksesueshme nga të gjithë qytetarët në oraret 09.00-12.00 dhe pasdite ne ora 18.00-21.00./tvklan.al





Të ngjashme