Dita botërore e autizmit, kërkohet më tepër mbështetje nga institucionet
Dita botërore e autizmit, kërkohet më tepër mbështetje nga institucionet
Shpërndaje
15:48 02/04/2014Kështu e ka nisur rrëfimin e saj, në ditën ndërkombëtar të autizmit, mamaja e Sonjës, vogëlushes 8 vjeçare e cila vuan nga çrregullime të spektrit autik. Por problemi i vajzës nuk e ka bërë atë të mposhtet.E megjithatë kaq nuk mjafton, për të ndihmuar të bijën, ndaj ajo kërkon mbështjetjen e institucioneve per t’i integruar të gjithë fëmijët që vuajnë nga ky çrregullim.Pavarësisht sfidës, dyert e Ministrisë së Shëndetësisë janë hapur prindërit e Sonjës që në momentet e para të përballjes me sëmundjen.Ky rrëfim i ka prekur emocionalisht të gjithë të pranishmit në aktivitetin e organizuar në Ministrinë e Shëndetësië në kuadër të 2 Prillit ditës se autizmit. Ky çrregullim i cili ende nuk dihet shkencërisht se nga se shkaktohet, por rrit gjithmonë e më shumë numrin e të prekurve. Të dhënat botërore flasin për 1 fëmijë autik në 68 lindje.