Dita Botërore e Turbekulozit, të sëmurët në Shqipëri – (23 Mars 2001)


Dita Botërore e Turbekulozit, të sëmurët në Shqipëri – (23 Mars 2001)

18:11 23/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Përveç lebrozës, AIDS edhe turbekulozi është një sëmundje shqetësuese. Në ditën botërore të luftës kundër turbekulozit, statistikat tregojnë se 1/3 e popullsisë së botës është infektuar nga turbekulozi. Në Shqipëri çdo vit sëmuren rreth 700 vetë dhe kurohen në spitalin e sëmundjeve të mushkërive.

Turbekulozi është një sëmundje ngjitëse dhe përhapet nëpërmjet ajrit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vitet e fundit ka rënie të numrit të të sëmurëve me turbekuloz në Shqipëri, pasi është gjetur medikamenti kurues. Drejtoresha e spitalit të Sanatoriumit thotë:

“Mjekimi për turbekulozin, tashmë është i siguruar në vendin tonë. Është një mjekim i cili përbëhet kryesisht nga katër antiturbekularë. Në fazën intensive, që kjo fazë i takon spitalit tonë, pacienti merr këta katër antiturbekularë, ndërsa kur del nga spitali ynë, vazhdohet pranë Dispanserisë me dy antiturbekularë. I sëmuri në përgjithësi qëndron një muaj deri në një muaj e gjysmë”.

Statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregojnë se nga turbekulozi, mund të vdesin 30 milion njerëz në vit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme