Dita botërore pa makina, ndotja e ajrit në Shqipëri – (22 Shtator 2000)


Dita botërore pa makina, ndotja e ajrit në Shqipëri – (22 Shtator 2000)

11:04 22/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot në të gjithë Europën është dita e qytetit pa makina. 100 milion evropian në 27 shtete, sot lëvizin në këmbë ose me mjetet e transportit publik. Kjo nismë ndërmerret për të ndihmuar sadopak në uljen e ndotjes së ajrit në qytete. Ndërsa në Shqipëri, nisma të tilla janë ende të huaja. Niveli i ndotjes të makinave tek ne është edhe më i lartë, pasi automjetet tona janë të përdorura dhe mesi djegin karburantin.

Në krahasim me perëndimin ne kemi më pak ndotje kimike, ajo ka pushuar që nga viti ’92 kur ndaloi punën industria. Ndërsa niveli i pluhurit në ajër është dy deri tre herë më i lartë se në SHBA. Sipas Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit, kjo ndodh për shkak të ndërtimeve, nga trafiku i dendur i makinave dhe nga zvogëlimi i sipërfaqeve të gjelbërta./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme