Dita e Bajramit të Madh (19 Janar 1999)


Dita e Bajramit të Madh (19 Janar 1999)

14:48 19/01/1999

Dita e 19-të e vitit nga i cili kanë mbetur edhe 346 të tjera. Ditë e shënuar për të gjithë besimtarët muslimanë, festa e Bajramit të Madh. Pas një muaji të tërë agjërimi në shenjë bindje dhe adhurimi, besimtarët sprovuan veten nga të ngrënët dhe të pirët duke arritur kështu përsosmërinë dhe larjen e mëkateve të një viti që shkoi.

Dita e sotme ka mbledhur të gjithë besimtarët edhe ata që nuk kanë argjëruar në kultet fetare. Ora 6 e mëngjesit ka mbushur sheshin përpara xhamive me besimtare që falen. Të tjerë kanë patur mundësi të jenë vetëm viziorë duke kryer kështu ritin e zakonshëm.

Edhe lypësat ditën e sotme kanë lënë pozicionet e përditshme dhe kanë gjetur një pikë tjetër më fitimprurëse që sot për ta do të ishte dera e xhamisë. Ata sot nuk kanë përfituar vetëm monedha por edhe ushqime. Gjithesesi dita e Bajramit të Madh solli diçka më shumë për këta njerëz.

Ditë pushimi për këdo madje dhe për punonjëset e pastrimit të rrugëve të cilat punën më të madhe do t’a kenë nesër të heqin dhe të fshijnë gazetat para xhamisë të cilat shërbyen për t’u ulur besimtarët për faljen e mëngjesit./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme