Dita e dhjetë e grevistëve të urisë në Paskuqan – (7 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Grevistët e urisë në kodrën e kuqe të komunës së Paskuqanit, kanë hyrë në ditën e dhjetë të grevës. Nesër sipas premtimeve të bëra nga përfaqësues të prefekturës së Tiranës, këtu do të vendosen dy kabina me transformatorët përkatës dhe ndoshta kjo mund t’i jap fund grevës së urisë.
Vetë grevistët qysh në ditët e para të grevës, kanë deklaruar se nga të shtatë kërkesat e paraqitura për zgjidhje, dy janë më emergjentet, dritat dhe uji, ndërsa për të tjerat ata do të vendosin me pushtetin lokal dhe qendror për fatet e zgjidhjes së tyre. Edhe sot përfaqësuesit e 5 mijë banorëve të kësaj lagje, insistuan se greva e tyre nuk ka asnjë ngjyrim politik./tvklan.al