Dita e dielë në një kamp refugjatësh kosovarë (18 Prill 1999)


Dita e dielë në një kamp refugjatësh kosovarë (18 Prill 1999)

13:31 18/04/1999

Një ditë si gjithë të tjerat apo ka diçka të veçantë e diela në kamp?Duket se fillimjava dhe fundi i saj për ata që jetojnë në kampe nuk ndryshon. Të gjithë të ardhurit preej situatës së luftës nuk bëjnë dot dallimin e ditëve të javës por vetëm numërojnë ditët se kur do të kthehen në Kosovë. Megjithatë përpara se t’u vijë ushqimi i drekës disa mundohen që në kushtet që kanë të përgatisin një kafe mëngjesi.

Në një çadër një amvisë po përpiqet të fërgojë disa kremviçe në furnelë prej gazi për dhjetë familjarët e saj. Një refugjate thotë se për to ditët e javës janë njësoj. Një refugjate tjetër thotë se pushim jemi çdo ditë. Për disa amvisa dielli u shërbeu për të larë rrobat. Disa kanë dalë për të bërë pak pazar në dyqanet e brendshme të kampit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme