Dita e dytë e “shtetrrethimit”


Dita e dytë e “shtetrrethimit”

08:21 14/03/2020

Tirana bosh, në rrugë shumë pak njerëz

Në ditën e dytë të shtetrrethimit, Tirana vijon të jetë e boshatisur. Në rrugët e kryeqytetit shihen shumë pak automjete dhe postblloqe police që bëjnë verifikime të të gjitha automjeteve që qarkullojnë.

Prej ditës së premte në rrugë lejohen të lëvizin vetëm automjetet e mediave, policisë, ato që shpërndajnë mallra dhe ushqime si dhe ato që transportojnë bluzat e bardha.

Edhe pse 14 Mars, qytetarët janë të paktë në rrugë. Bulevardi kryesor i kryeqytetit është i zbrazur.

Përhapja e COVID-19 ka bërë që shumica e qytetarëve të zbatojnë rekomandimet e qeverisë për të qëndruar në banesat e tyre.

Një ditë më parë Kryeministri Rama njoftoi se shtetrrethimi mund të zgjasë më shumë se tre ditë sa ishte përcaktuar.

Tv Klan






Të ngjashme