Dita e Europës, Nishani mesazh urimi Presidentit të KE
Dita e Europës, Nishani mesazh urimi Presidentit të KE
Shpërndaje
11:13 09/05/2014Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me rastin e Ditës së Europës i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.Në emër të popullit shqiptar, Presidenti Nishani i ka përcjellë Presidentit të KE, urimet më të mira e të sinqerta, duke çmuar mbështetjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të duhura për integrimin e saj në familjen evropiane. Ja mesazhi i plotë i Presidentit Nishani:“I nderuar Zoti President,Me rastin e Ditës së Evropës, 9 Majit, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta, juve dhe gjithë qytetarëve evropianë!Simbolika e kësaj dite na bën të gjithëve të risjellim në kujtesë bashkëpunimin dhe paqen, si vlera të ndërtuara gjatë viteve, e tashmë të konsoliduara në Bashkimin Evropian, duke u bërë shembull frymëzues e inkurajues për vendet e Ballkanit Perëndimor, në përmbushjen e aspiratës së tyre të përbashkët integruese, për të lënë pas të shkuarën konfliktuale dhe ndërtuar të ardhmen evropiane.Dëshiroj, me këtë rast, të nënvizoj se ne çmojmë lart mbështetjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të duhura për integrimin e saj në familjen evropiane, si edhe të shpreh besimin në vijueshmërinë e mëtejshme të kësaj mbështetjeje me synim përshpejtimin e këtij procesi eurointegrues.Duke ju uruar edhe një herë festime të gëzueshme, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!tvklan.al