Dita e Frankofonisë, Bashkia Tirane organizon festë tek Piramida (20 mars 2001)


Dita e Frankofonisë, Bashkia Tirane organizon festë tek Piramida (20 mars 2001)

11:28 20/03/2001

2000 burime zjarri janë ndezur rreth orës 20:00 të mbrëmjes në sheshin para Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Ditën e Frankofonisë. Organizuar nga bashkia e kryeqytetit dhe Ambasada Franceze në Tiranë, kjo festë për herë të parë është festuar kështu, me zjarre. Mënyra tepër e veçantë e këtij spektakli është realizuar nga një kompani franceze e cila është mjaft e specializuar në fushën e piroteknikës.

Vetë punonjësit e kësaj kompanie realizuan përgjatë gjithë territorit instalimet dhe montimet nga ku më pas u bë dhe ndezja e zjarreve. 20 marsi, festa e Frankofonisë festohet në të gjitha vendet anëtare ku përdoret dhe njihet gjuha frënge. Por, spektakli i realizuar nga Bashkia e Tiranës u shoqërua dhe me efekte figurative siç ishin ato të interpretuar nga xhonglerët dhe akrobatët e cirkut të Tiranës, ku nuk munguan as numrat me zjarre./tvklan.al






Të ngjashme