Dita e Frankofonisë, Ministria e Punëve të Jashtme organizon pritje për ambasadorët (20 Mars 2001)
Ministria e Punëve të Jashtme ka organizuar sot në ambjentet e saj jë pritje me rastin e ditës së Frankofonisë. Të ftuar në këtë pritje kanë qenë Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, përfaqësues të Ambasadës Franceze në Tiranë, ambasadave të huaja në vendin tonë si dhe njohës, studiues e përkthyes të gjuhës frënge.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Pëllumb Xhufi në përshendetjen e tij ka kujtuar se kryeqyteti ka një traditë gati 100-vjeçare të frankofonisë./tvklan.al