Dita e hidhur e Ezelit
Ezeli, siç njihet ndryshe në Shqipëri aktori Kenan Imirzalioglu, ka humbur një prej miqve të tij më të mirë, aktorin Payidar Tufekçioglu.
55-vjeçari, aktor që prej vitit 1981, ka luajtur në shumë seriale turke, përfshirë edhe serialin "Lugina e Ujqërve". Ai vdiq këtë javë në Stamboll si pasojë e një sëmundjeje në veshka. [caption id="attachment_281565" align="aligncenter" width="568"] "Lugina e Ujqërve"[/caption] Tufekçioglu e ka ndihmuar shumë Imirzalioglunë në vitet e para të karrierës dhe këtë ai nuk e ka harruar. “Ngushëllime të gjithëve. Piyadar ishte një person, të cilin e deshëm të gjithë. Kur unë nisa rishtazi karrierën si aktor, ju e dini që Piyadar i ka dhënë zë personazhit të Miroglusë. Kam shumë detyrime ndaj tij. Pushoftë në paqe!
”, tha Kenan Imirzalioglu, duke sqaruar se në serialin “Deli Yurek” transmetuar në vitet 1998-2002, Piyadar ka qenë zëri i Imirzalioglusë për personazhin Yusuf Miroglu. Kenan Imirzalioglu tashmë 42-vjeçar, atëherë ishte shumë i ri dhe produksioni kishte vendosur që personazhi i Yusuf Mrioglusë të luhej nga Kenani, por me zërin e Payidar Tufekçioglusë./tvklan.al [caption id="attachment_281566" align="aligncenter" width="600"] Kenan Imirzalioglu tek seriali "Deli Yurek"[/caption]