Dita e parë e punës në institucionet shtetërore – (3 Janar 2001)


Dita e parë e punës në institucionet shtetërore – (3 Janar 2001)

10:32 03/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Javën që kaloi qëlluan tre festa pranë e pranë, ose e thënë ndryshe ishte një javë plot pushime, ndërsa sot puna rinisi normalisht. Në përgjithësi, ministritë e kanë nisur këtë vit me një mbledhje të shkurtër me drejtuesit. Qëllimi i këtyre mbledhjeve ishte urimi për një vit të mbarë dhe kujtesa e detyrave që duhen realizuar, në muajt që vijnë.

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit, mbi të cilën rëndojnë edhe problemet e energjitikës, askush nuk gjeti kohë të merrej me ne. Punonjësi i shërbimit pas disa telefonatave na tha se të gjithë ishin të zënë me shumë punë. Pak më tej në Ministrinë e Bujqësisë, zoti Xhuveli vetëm sa u përmendi vartësve detyrat që duhen realizuar.

Ndërsa në Ministrinë e Punëve Publike, dita e parë e punës, nuk ndryshon nga ditët e zakonshme të vitit. Ndërsa në Bashkinë e Tiranës, sot kishte më pak hallexhinj se çdo herë tjetër pranë sportelit të pritjes së popullit. E vetmja zyrë që kishte më shumë punë se të tjerat ishte ajo e martesave, ku u vu re një numër i madh i çifteve që prisnin të celebroheshin./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme