Dita e parë e shkollës – (20 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nxënësit shqiptarë janë ulur sot në bankat e shkollës në ditën e parë të vitit mësimor 1999-2000. Sipas Ministrisë së Arsimit janë hapur sot dyert për rreth 700 mijë nxënës. Kjo shifër e përgjithshme përfshin 82 mijë fëmijë në arsimin parashkollor 560 mijë në atë 8-vjeçar dhe 95 mijë në atë të mesëm profesional e të përgjithshëm në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë periudhës tre mujore të verës për rehabilitimin ose ndërtimin nga e para të ambjenteve edukative dhe shkollore janë shpenzuar në total mbi dy milliard lekë nga buxheti i shtetit. Një ndihmë të madhe kanë dhënë edhe organizmat e ndryshme donatore.
Nga rikonstruksionet që po i bëhen shumë shkollave 8-vjeçare dhe të mesme ka një mbingarkesë të madhe në numrin e nxënësve për një klasë kur këto ambjente janë përllogaritur për gjysmën e kapacitetit të tanishëm. Një tjetër shqetësin është se edhe këtë vit shkollor do të vazhdohet me shkollimin me turne./tvklan.al