Dita e Pashkëve Ortodokse (11 Prill 1999)


Dita e Pashkëve Ortodokse (11 Prill 1999)

12:44 11/04/1999

E diela e dytë e Prillit shënon ditën e Pashkëve Ortodokse. Është konsideruar si ditë e Ngjalljes jo vetëm për Jezu Krishtin por për të gjithë popullin. Ndoshta tingëllon e çuditshme nxitja për t’u argëtuar në këtë kohë dhe në një rajon të trazuar por realiteti që na rrethon është zjarre lufte, skamje, pasiguri dhe dëshpërim.

Megjithatë dita që nuk duhet të vdesë kurrë është ajo e ngjalljes, dita e Pashkëve. Kisha është ajo që sot lutet dhe përpiqet për paqe në të gjithë botën. Me festën e Pashkëve kremtohet dhe shpartallimi i pushtetit të vdekjes, së armikut të pamëshirshëm. Duke thënë se “Krishti u ngjall”, njerëzit e krishterë në të gjithë botën festojnë ngjarjen më të rëndësishme të tyre, e cila lidhet me të ardhmen e ekzistencës së njeriut.

Pra kjo ditë kujtohet dhe festohet nga të gjithë në kushte varfërie. sëmundje, lufte dhe pasigurie. Pra kjo është festa e pajtimit e cila ngall dhe shpresë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme