Dita e Pavarësisë, Meta uron me një video emocionuese
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur për të uruar shqiptarët në mbarë botën në ditën e Pavarësisë me një poezi, të recituar nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës.
Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, kreu i Shtetit shkruan:
Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!🇦🇱
Një urim të veçantë për çdo shqiptar kudo ndodhet, me këtë poezi, të recituar me shpirt, shumë dashuri dhe emocion nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës.