Dita e tretë e shtetrrethimit
Lëvizje të pakta të qytetarëve dhe makinave
Është frika, ndërgjegjësimi apo moti me shi që i ka detyruar kryeqytetasit të qëndrojnë brenda banesave të tyre, por këtë të dielë të 15 Marsit Tirana është zgjuar më e qetë se kurrë më parë. Në ditën e tretë të shtetrrethimit lëvizin vetëm automjetet e mediave, policisë dhe ato që shpërndajnë mallra dhe ushqime.
Pas vendimit për mbylljen e Liqenit Artificial për qytetarët, në të janë vetëm forcat e policisë që ruajnë perimetrin. Daljet e pakta të qytetarëve janë për të blerë produkte të përditshmërisë. Edhe marketet janë kujdesur të marrin masa duke vendosur dezinfektantë në hyrje të tyre.
Patrullat e policisë kanë vijuar me kontrollet e automjeteve që lëvizin pa autorizimin përkatës. Prej të premtes janë gjobitur 900 drejtues, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar pasi kanë rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Tv Klan