Dita e tretë e Thaçit në Prokurorinë Speciale
Nuk bën asnjë deklaratë për mediat
Për të tretën ditë me radhë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçiu paraqit në Prokurorinë Speciale në Hagë për të vazhduar seancën e marrjes në pyetje. Ashtu si të martën, ai nuk bëri asnjë koment për mediat.
Deri më tani është e paqartë se si po vijon ky proces, pasi as nga prokuroria nuk ka asnjë koment për këtë çështje.
Ditën e parë të paraqitjes, Thaçi tha se ishte diskutuar për çështje teknike dhe prokurorët e kishin pyetur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Aktakuza është tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka kohë deri më 24 Tetor të vendosë hapjen e një procesi gjyqësor për akuzat për krime lufte ose refuzimin e akuzave.
Thaçi ka paralajmëruar dorëheqje si president, nëse gjykatësit i konfirmojnë akuzat.
Tv Klan