Dita e votimeve, policia masa të rrepta sigurie në rrugët e Tiranës – (1 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ka qenë e qetë sot gjendja në rrugët e Tiranës. Makina të policisë patrullojnë gjatë gjithë rrugëve, ndërkohë që mjete të blinduara janë vendosur në disa akse kryesore. Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, vazhdon gjendja e plotë e gatishmërisë. Shtabi i krijuar për të ndjekur situatën është plotësisht nën kontroll. Policia ushtarake dhe garda janë vendosur pranë ministrive dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në gatishmëri të plotë./tvklan.al