Dita e votimit të reformës, Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët: Kujdes!


Dita e votimit të reformës, Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët: Kujdes!

18:51 19/07/2016

Vetëm dy ditë para votimit të reformës në drejtësi, në Parlament, Ambasada Amerikane ka paralajmëruar qytetarët e saj, që ndodhen në Shqipëri, të kenë kujdes!.

Në “mesazhin për sigurinë”, theksohet se për këtë ditë, ambasada nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim specifik kundër qytetarëve amerikanë apo interesit të SHBA­-ve, por duhet treguar vigjilencë.

Në paralajmërimin e saj Ambasada shton se, duhet shmangur çdo demonstratë apo grumbullim që mund të ndodhë para apo pas votimit në Parlament. 21 korrik është dita vendimtare për Shqipërinë dhe gjithçka varet nga fati i miratimit, apo jo të reformës në drejtësi, për të cilën palët politike ende nuk kanë gjetur konsensus.

Mesazhi i Ambasadës Amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë informon shtetasit amerikanë se Parlamenti i Shqipërisë ka programuar të votojë çështjen e reformës në drejtësi më 21 korrik. Ambasada nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim specifik kundër shtetasve amerikane apo interesit amerikan.

Sidoqoftë, shtetasit amerikanë të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstrim apo grumbullim që mund të ndodhë në përgatitje apo pas votimit. Monitoroni mediat lokale dhe informacionet e përditësuara për planet e udhëtimeve personale dhe aktiviteteve. Të gjithë vizitorët apo rezidentët në Shqipëri duhet të kenë kujdes për sigurinë. Shqetësimet specifike për sigurinë duhet të paraqiten te autoritetet shqiptare ligjzbatuese të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri. 

/tvklan.al






Të ngjashme